Ilustrim

Për tre muaj nga Aeroporti i Prishtinës erdhën e shkuan afër 900 mijë udhëtarë

Në periudhën qershor – gusht 2021, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” udhëtuan rreth 900 mijë persona.

Këta udhëtar kanë hyrë në Kosovë dhe e anë lëshuar Kosovën brenda 3 muajve të sezonit të verës.

Nga zyra për marrëdhënie me publikun në ANP “Adem Jashari”, për këta tre muajt e fundit kanë ndodhur 6 mijë e 828 fluturime, shkuarje dhe ardhje.

Sypas tyre, nga Zvicra dhe Gjermani ka pasur më së shumti udhëtar dhe fluturime.

“Sa i përket shteteve me numrin më të madh të fluturimeve dhe udhëtareve, udhëheqin Zvicra dhe Gjermani”, thuhet në përgjigjën e zyrës për media të aeroportit.

Numri më i madh i udhëtarëve në ardhje ka qenë në korrik, afërsisht 220 mijë udhëtar. Përderisa i fluturimeve ka qenë në gusht, më shumë se 1 mijë e 400 aeroplan që kanë aterruar në Kosovë.

Numri i këtyre fluturimeve i përfshinë vetëm ato të rregullta, komerciale dhe të planifikuara dhe jo ato private e speciale.