Për tre muaj, borxhi publik rritet mbi 10 për qind

Nga korriku deri në shtatorin e vitit 2019, borxhi publik i Kosovës është rritur më shumë se 10 përqind në krahasim me periudhëne njëjtë paraprake.

Në rritje janë edhe çmimet e konsumit.

Me shtim të aktivitetit është karakterizuar edhe sektori financiar me kontribuuesit më të mëdhenj sektori bankar dhe atë të  pensioneve.

Nga sektori i jashtëm, investimet e huaja direkte dhe remitancat shënuan një rritje vjetore prej 6.3 përqind përkatësisht 22.9 përqind.

Raporti për vlerësimet tremujor të ekonomisë flet për një rritje ekonomike 4.2 përqind kryesisht nga investimet dhe përmirësimeve të eksporteve

“Sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), BPV-ja reale në gjysmën e parë të vitit 2019 shënoj rritje vjetore prej 4.2 përqind, rritje kjo e mbështetur kryesisht nga rritja e investimeve dhe përmirësimeve në eksportet neto”

Tutje thuhet se BPV-ja reale në gjysmën e parë të vitit 2019 shënoj rritje vjetore prej 4.2 përqind, rritje kjo e mbështetur kryesisht nga rritja e investimeve dhe përmirësimeve në eksportet neto

BQK në raportin thotë se niveli i çmimeve të konsumit deri në shtator 2019 është rritur për 3.0 përqind, kryesisht si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimit. Inflacioni bazë (që përjashton ushqimin, energjinë, pijet alkoolike dhe duhanin), shënoi rritje prej vetëm 0.4 përqind apo 2.6 pikë përqindje më ulët krahasuar me inflacionin e përgjithshëm.

Në sektori fiskal, sipas raportit  deri në shtator 2019 u karakterizua me rritje të të hyrave prej 6.9 përqind dhe ngadalësim të rritjes së shpenzimeve buxhetore prej 3.8 përqind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi suficit primar buxhetor prej 39.1 milionë euro (0.8 milionë euro deficit në periudhën e njëjtë të vitit 2018). Borxhi publik në TM3 2019 ka arritur në 1.19 miliardë euro, që është për 10.7 përqind më i lartë krahasuar me TM3 2018. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 17.4 përqind nga 16.9 përqind sa ishte në TM3 2018.

Sektori financiar rriti aktivitetin në këta tre muaj, sektorin bankar dhe ai pensional kontribuuesit më të mëdhenj

“Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, asetet e sektorit financiar u zgjeruan për 340.0 milionë euro, kryesisht si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të sektorit bankar dhe atij pensional, si dy sektorët me kontributin më të madh në sistemin financiar në vend. Për më shumë, sektori mikrofinanciar u karakterizua me rritje të aktivitetit ndërsa ai i sigurimeve me përmirësim të aktivitetit. “, thuhet në raportin e BQK-së.

Deri në gusht 2019, BQK thotë se  sektori i jashtëm është karakterizuar me zvogëlim të deficitit të llogarisë rrjedhëse për 60.7 përqind. Zvogëlimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse i atribuohet rritjes së bilanceve pozitive të shërbimeve, të ardhurave parësore dhe të ardhurave dytësore ndërsa deficitit i mallrave shënoj rritje të ngadalësuar. Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat dhe Investimet e Huaja Direkte (IHD) shënuan rritje vjetore prej 6.3 përqind përkatësisht 22.9 përqind.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga publikimi i raportit “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike” për tremujorin e tretë të vitit 2019.