Për tre muaj, ATK ia shtoi ‘kuletës së shtetit’ 177.7 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 177.7 milionë euro për tre muaj.

Sipas ATK-së, të hyrat ishin përtej planifikimeve.

“Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon me trendin rritës të mbledhjes së të hyrave për tremujorin e parë të këtij viti. Janë realizuar 177.7 milionë euro të hyra, të cilat në krahasim me planin tejkalohen pritshmërit për 23.2 milion euro apo 15.1 për qind me shumë”, thuhet në njoftim.

Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit është shënuar rritje ku janë janë inkasuar te 42.9 milionë euro apo 31.9 për qind më shumë.

Sipas ATK-së, për këtë performancë pozitive janë disa faktor.

“Ndikues në rritjen e këtij niveli të të hyrave janë shumë indikator, siç është rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren, si dhe shtrirja e projekteve të cila kanë dhënë efektin e tyre në performancën e të hyrave tatimore, si një prej objektivave më të rëndësishme të ATK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas këtij institucioni, plani strategjik përfshin tre qëllime.

“Bazuar në Planin Strategjik 2022-2026 i cili vë thekësin në tri qëllime strategjike, për të siguruar që ATK mund të realizoj përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpagueseve”, thuhet në fund të njoftimit.