“Për t’ia plotësuar Deçanit ëndrrën”: AAK cakton kandidatin për kryetar komune

Kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, do të synoj9 që ta drejtojë këtë komunë edhe për një mandat.

Kështu njoftoi vetë Ramosaj përmes Facebook-ut. Ai tha se nominimi i tij edhe për një mandat në krye të Deçanit erdhi nga i pari i parisë, Ramush Haradinaj.

“Ne takimin e mbajtur dje kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj më ka besuar duke me nominuar edhe për një mandat kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit. Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e AAK-se z.Ramush Haradinaj, strukturat e AAK-së në Deçan si dhe të gjithë qytetarët e Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme. Bashkë për t’ia plotësuar Deçanit ëndrrën!”, shkroi në Facebook, Bashkim Ramosaj.

Ditë më parë, Ramosaj u përball në emisionin “Jeta në Komunë” për punët dhe mospunët sa qëndroi tri vite si kryetar i Komunës së Deçanit.

Bashkim Ramosaj ballafaqohet me hallet e Deçanit

www.kallxo.com