Ministria e Tregtise dhe Industrise. Prishtine, 03.06.15. Photo:Atdhe Mulla

Për ta promovuar garën e vrapimit 'High Scardus Ultra 2022', MINT hap tender afro 10 mijë eurosh

Ministria i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), parashikon të kontraktoj deri në 10 mijë euro me qëllim promovimin të turizmit përmes garës vrapuese malor –High Scardus Ultra 2022.

Me datën 19 gusht 2022, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në platformën elektronike për prokurim publik në Kosovës “e-prokurimi”, publikoi njoftimin për kontratë.

Për organizimin e kësaj gare vrapuese, Ministria kishte parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri 9,995 euro, me kohëzgjatje 2 ditë nga dhënia e saj.

Për këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedura e çmimit të kuotimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Sipas përshkrimit të këtij tenderi, vrapimi do të zhvillohet në datat 3 dhe 4 shtator.

Nga kërkesat dosjes së tenderi, kërkohet të realizohet prodhimi i një videoje dhe fotove promovuese.

Tutje thuhet se “High Scardus Ultra” është garë e vrapimit malor nëpër malet e Sharrit që do të mbahet me 3 dhe 4 Shtator, 2022, është gara e parë në Ballkan e llojit të tillë, ku vrapimi fillon në Maqedoni dhe përfundon në Kosovë. Përgjatë 2 ditëve të garës vrapimi do të përshkojë distancën prej 100 km përgjatë Vargmalit të Sharrit. Pikë nisja është në Kodër të Diellit – Maqedoni dhe përfundon në Prizren – Kosovë.

Përveç promovimit të bukurive malore dhe zonave atraktive që ofron Kosova, sipas ministrisë , kjo garë pritet të sjell vrapues nga disa vende të Evropës dhe Botës, ku përmes garuesve promovohet vendi i Kosovës.

“High Scardus Ultra” është gara e parë ndonjëherë në Ballkan mes dy shteteve: Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Gara është një projekt i përbashkët ndërkufitar që përfshin komunitetet lokale, i cili ofron aventura të paharrueshme në një mjedis të paprishur natyror – një shkëputje e vërtetë nga stresi i shoqërisë moderne.

Edicioni i parë inaugurues i “High Scardus Ultra është planifikuar për 2-4 shtator 2022, një mundësi e shkëlqyer për të marrë pjesë në garën e parë ultra-fazore në Ballkanin Perëndimor me distanca të disponueshme që variojnë nga 20 km, 50 km dhe deri në 100 km.