Ilustrim

Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, në Ferizaj mbyllen dy çerdhe deri më 1 gusht

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka detyruar Komunën e Ferizajt të mbyllë deri më 1 gusht dy çerdhe

Ky vendim u mor nga kryetari i kësaj Komune, Agim Aliu dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, bëhet  e ditur në njoftimin e Komunës.

Arsyeja pse do të mbyllen këto çerdhe është rritja e rasteve me COVID-19 në këtë komunë.

“Ardhmëria jonë” dhe “Engjujt” deri më 1 gusht do të qëndrojnë të mbyllura.

“Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në gjithë vendin, por edhe në Ferizaj, ka bërë që Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës dhe Drejtoria e Arsimit, pas vlerësimit të situatës, të marr vendim për mbylljen e çerdheve të fëmijëve “Ardhmëria jonë” dhe “Engjujt” deri më 1 Gusht 2020″, thuhet tutje.

Sipas njoftimit, kjo masë është marrë për të mbrojtur shëndetin publik.

Në këtë komunë mbrëmë dolën pozitivë me coronavirus 21 persona, ndërsa në nivel vendi rezultuan pozitivë 122 persona.