Për shkak të motit, Komuna e Prizrenit shtynë aktivitetin "Panairi i Ushqimit - Oda e Tregtisë së Tiranës"

Komuna e Prizrenit ka shtyrë “Panairi i Ushqimit – Oda e Tregtisë së Tiranës” për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Sipas njoftimit, ky aktivitet ishte paraparë të zhvillohej sot dhe nesër në Prizren.

“Aktiviteti do të zhvillohet në ditët në vazhdim, derisa, do të ju mbajmë të informuar për kohën dhe datën e aktivitetit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ky aktivitet është në kuadër të përvjetorit të 144-të të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.