Për shkak të bllokadave, vonohet ndërrimi i Njësive Speciale policore në zonat e veriut

Për shkak të gjendjes së krijuar në Bërnjak, pasi që qytetarët kanë bllokuar rrugën me zhavorr, njësitet policore sot do ta vonojnë edhe ndërrimin e përditshëm, dhe nuk do arrihet të bëhet në orarin e zakonshëm, pas orarit 12 orësh.

KALLXO.com mëson se në kampet ku po qëndrojnë ekipet policore, që do të ndërrohen, ende nuk janë nisur për shkak që zyrtarët policor në Bërnjak nuk kanë arritur që të kthehen deri më tash në pikën e ndërrimit pas vendosjes së zhavorrit. Bërnjaku është bllokuar për shkak të zhavorrit që e kanë hedhur qytetarët serb që po qëndrojnë aty që nga dita e hënë.

KALLXO.con raportoi për një gjendje thuajse të njëjtë edhe në rrugën e cila të dërgon për në pikën kufitare në Jarinjë.

Numri i kamionëve me zhavorr është shtuar gjatë ditës së sotme.

Pika e bllokadës fillon vetëm pak metra larg pikës së ndërrimit të forcave policore të Njësive Speciale.