Parku i Gërmisë

Për shkak të ariut, mbyllet përkohësisht Parku i Gërmisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës,Shpend Ahmeti, ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të Parkut të Gërmisë, pasi është vërejtur një ari.

“Të nderuar qytetarë, kemi vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial”, ka thënë Ahmeti.

Gjatë ditës së sotme kryetari i Prishtinës u kishte bërë apel qytetarëve të shmangin frekuentimin e Parkut të Gërmisë pasi që aty është vërejtur një ari.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Mbyllet përkohësisht Parku i Gërmisë

Të nderuar qytetarë, kemi vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.

Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”. Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.  Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj.