Për pesë ditë pune, vetëm 32 euro shpenzime
08.5.2021 - 11:04
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri po vazhdon të që bëjë publike çdo javë shpenzimet e zyrës së tij që nga marrja e mandatit.
Për këtë javë, Tahiri ka njoftuar se që nga data 3 deri më datë 7 maj ka shpenzuar vetëm 32 euro e 60 cent.
“Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 3 deri më 7 maj 2021, shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime për këtë javë janë 32.60 euro”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së Kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.
KALLXO.com ka raportuar për publikimet e Tahirit në lidhje me shpenzimet javore.