Për një javë u arrestuan dy persona për dhunë në familje në Ferizaj, Policia bën apel që të raportohen rastet

Policia Rajonale në Ferizaj ka thënë se përgjatë javës që shkoi nga data 27 nëntor e deri më 3 dhjetor 2023, në këtë rajon janë raportuar 2 raste të dhunës në familje, për çka janë arrestuar dy persona.

Sipas njoftimit, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 1 person i dyshuar për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje, ndërsa 1 person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Policia Rajonale e Ferizajt i ka bërë apel qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dhunës.

“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” – thuhet në njoftim.