
Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com
Për një javë Policia në rajonin e Prishtinës ka shqiptuar mbi 3,200 gjoba dhe ka sekuestruar 13 armë
Gjatë javës që shkoi, Policia në rajonin e Prishtinës ka realizuar 178 urdhëresa të Gjykatës, ka sekuestruar 13 armë zjarri, si dhe ka shqiptuar 3,273 gjoba për kundërvajtje.
“Janë realizuar 178 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 71 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.” – thuhet në një komunikatë për media të Policisë, më 30.12.2024.
Ndërkohë, aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
“Gjatë periudhës së njëjtë janë sekuestruar 13 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.” – thuhet në komunikatë.
Aktivitete policore pati edhe në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, [aktivitetet] kanë rezultuar me shqiptimin e 3,273 masave administrative me gjobë, për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.” – bëhet e ditur nga Policia.