
Ilustrim
Për një javë, 62 aksidente e 1 mijë e 600 gjoba u shqiptuan në rajonin e Ferizajt
1,600 gjoba u shqiptuan gjatë javës së kaluar nga Policia e Ferizajt me qëllim të parandalimit të aksidenteve në këtë rajon.
Sipas raportit të Policisë së Ferizajt, gjatë kësaj kohe janë regjistruar 62 aksidente, prej tyre 23 me lëndime dhe 39 me dëme materiale.
Më tej, bëhet e ditur se 550 gjoba janë dhënë për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar, kurse 23 shoferëve iu është hequr patentë shoferi.
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 37 gjoba
Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 4 gjoba
Drejtimi nën ndikimin e alkoolit, 3 gjoba
Mos respektim i urdhërit të policit, 2 gjoba
Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 30 gjoba
Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 36 gjoba
Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, 5 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 30 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 204 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 88 gjoba
Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim , 2 gjoba
Motoçikleta të konfikuara , 1
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 608 gjoba
Në anën tjetër, Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, në rastet kur hasin kundërvajtje në komunikacion.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” – thuhet në njoftimin e Policisë.