Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Për një ditë, 500 qytetarë u dënuan për mosrespektim të masave anti COVID

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 501 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar masat kundër COVID-19.

Në anën tjetër, subjektet politike po vazhdojnë të mbajnë tubime me qindra persona në kohë parafushate për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vetëm Komuna e Prishtinës po gjobit partitë deri me 2 mijë euro për mbajtjen e këtyre tubimeve në kundërshtim me masat e institucioneve për parandalimin e pandemisë.

Gjobat për mosrespektim e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, fillojnë nga 35 deri në 2.000 euro, varësisht nga shkeljet.

Sipas vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të datës 15 janar, në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, kurse në sheshe publike parqe dhe vende publike, lejohet grumbullimi deri në 50 persona.

Ditëve të fundit është konfirmuar edhe rastet e para me variantin e ri të coronavirusit në Kosovë.

Tri mostra nga 30 të tilla të dërguara në Gjermani për verifikim kanë rezultuar pozitive me variantin e ri të COVID-19.

Përderisa numri total i rasteve të reja ka arritur në 59,931 raste