Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

 Për një ditë 5 të vdekur dhe 7 të lënduar në trafik

Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar në aksidente trafiku nga mbrëmë deri sot në mesditë.

Sipas raportit policor tri aksidente kanë ndodhur në lokacione të ndryshme .

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në fshatin Budrigë në rrugën Gjilan –Ferizaj ku kanë qenë të përfshira dy vetura.

Po ashtu dy persona të tjerë kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduuar në autostradën Vërmicë-Prishtinë mes një furgon udhëtaresh dhe një kamion .

Kurse në rrugën Shtime-Lipjan ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar në aksidentin në  të cilin ishin të përfshira dy vetura.

Policia e Kosovës bënë apel për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut për kujdes të shtuar