Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Për më pak se dy orë, mbi 500 biznese kërkojnë ndihmë nga fondi 5 milionësh i Komunës e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për më pak se dy orë mbi 500 biznese të Prishtinës kanë kërkuar fonde nga Komuna në ditën e parë të aplikimit për mbështetje financiare.

Ahmeti konsideron se kjo duhet të jetë alarm për qeverinë.

“Për më pak se dy orë mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grante për mikro biznese dhe biznese të vogla të Komunës së Prishtinës. Në qoftë se kjo nuk është alarm për qeverinë e Kuvendin, nuk e di si do të zgjohen,” ka shkruar Ahmeti.

Prej sot është hapur thirrja e Komunës së Prishtinës për aplikim në fondin prej 5 milionë eurove me anë të cilit do ndihmohen bizneset me qarkullim vjetor mbi 50 mijë euro dhe është prekur nga pandemia.

Prishtinë, fondi 5 milionësh për biznese nis zbatimin nga e hëna