Për higjienë të shtëpisë rrahu gruan, kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Sh. Th., i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një fjalosje që kishin pasur rreth higjienës së shtëpisë.

Sipas njoftimit, prokurori i rastit ka kërkuar që të pandehurit t`i caktohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Tutje është thënë se Sh. Th. gjendet në ndalim nga data 01 maj 2022, ndërsa sulmi ndaj viktimës thuhet se ka ndodhur, më 31 maj 2022.

“Pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me të dëmtuarën, dhe pas një fjalosje që kishin pasur të njëjtën ditë rreth higjienës së shtëpisë, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte mbrapa në veshin e djathë, në krahun e majtë si dhe në shpinë, ku si rezultat i këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu, në njoftim është treguar se i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.