Për herë të parë nga marsi 2020, Britania nuk regjistron asnjë vdekje nga COVID-19  

Britania e Madhe ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë rast vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, për herë të parë kjo që nga marsi i vitit 2020, raporton BBC.

Shifrat e fundit treguan gjithashtu 3,165 raste të tjera me coronavirus, krahasuar me 3,383 të hënën dhe 2,493 një javë më parë.

Kjo vjen mes shqetësimit për një rritje të vogël të rasteve të lidhura me variantin e ri të COVID-19, i identifikuar për herë të parë në Indi.