Për herë të parë në Kosovë më shumë të shëruar sesa raste aktive me COVID-19

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë një lajm të mirë lidhur me sëmundjen COVID-19.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se për herë të parë prej që është shfaqur sëmundja COVID-19 në Kosovë ka më shumë të shëruar sesa raste aktive.

“87 të shëruar, në mesin e tyre edhe shtatzëna e shtrirë në klinikë. Dhe sot më 5 Maj, në ditën e 54-të të pandemisë ndodhi kjo. Sot, në Kosovë kemi për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, kemi më shumë të shëruar (463) se sa raste aktive (350)”, ka shkruar infektologu Krasniqi.

Sot, IKShPK ka bërë të ditur se nga 220 mostra të marra nga Klinika Infektive, vetëm një ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në total në Kosovë numri i të prekurve është 855, 403 prej tyre janë shëruar dhe 26 kanë vdekur.

Rezultatet e testimeve bie numri i të infektuarve