
Për herë të parë Kosova mban zgjedhje në Mitrovicën e veriut pa OSBE-në
29.11.2020 - 13:32
Komisioni Qendror Zgjedhor zgjedhjet të cilat po i mbahen sot në Mitrovicë të Veriut dhe në Podujevë po i mban pa mbështetjen e OSBE-së.
Kështu ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Në këto zgjedhje nuk kemi menduar të kërkojmë mbështetje nga OSBE-ja sikurse kemi vepruar në zgjedhjet e kaluara. Përgatitjet e procesit zgjedhor janë realizuar pa ndonjë problem. Nuk ka pasur ngarkesa”, tha Elezi.
Që nga zgjedhjet e vitit 2013 e deri në zgjedhjet e fundit me anë të një bashkëpunimi KQZ vazhdimisht kishte kërkuar edhe mbështetjen e OSBE për të monitoruar, lehtësuar dhe për të këshilluar për zgjedhjet në veri të Kosovës.