Për dy javë Policia në Ferizaj konfiskon 26 patentë-shoferë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj për dy javë ka konfiskuar 26 patentë-shoferë, ndërsa kjo drejtori ka filluar kontrollimin e komunikacionit edhe me dronë.

Në ferizaj gjatë këtyre dy javëve ka qenë një aksident me fatalitet ku kanë mbetur të vdekur katër persona.

Nga aksidentet kanë pësuar lëndime 22 persona ndësa 16 kanë qenë me dëme materiale. Gjithësej aksidente kanë qenë 39.

Për këto dy javë janë dhënë 810 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Këto aktivitete të Policisë në Ferizaj janë prej datës 31 maj e deri më 13 qershor.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë. (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë).