Për dy ditë disa raste të dhunues në familje në rajonin e Prishtinës

Dy natë më parë, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur kishte rrahur gruan e tij.

I dyshuari viktimën e kishte sulmuar fizikisht në prani të dy fëmijëve të tyre, e kishte kanosur dhe dëbuar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.

Gjatë ditës së djeshme, një grua ka shkuar në polici që të raportoj dhunën e ushtruar nga burri i saj.

Dyshimet janë se e njëjta ishte rrahur nga bashkëshorti mbrëmjen e së shtunës, në ditën e Bajramit.

Gruaja ka marrë lëndime trupore si dhe policia ka njoftuar se ka poseduar edhe raportin mjekësor.

Pas intervistimit, viktima me vullnetin e saj ka shkuar te familjarët e saj. Ndërsa është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje.

Një rast tjetër është shënuar në Lipjan. Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një burrë pasi dyshohet se kishte rrahur bashkëshorten e tij.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me vendim të këtij të fundit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Përveç dhunës fizike, një burrë në Obiliq po dyshohet se i ka shkaktuar edhe dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Dhuna sipas policisë kishte qenë në mënyrë sistematike ndërsa gruaja kishte pranuar edhe tretman mjekësor dhe pas ngjarjes e njëjta ka shkuar te familjarët e saj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është njoftuar edhe Prokuroria. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Dje pak pas mesnatës, një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i tij.

Prokurori kujdestar ishte njoftuar nga ana e policisë për ngjarjen ndërsa kishte vendosur që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt.

Një person është arrestuar për shkak se dyshohet se ka sulmuar prindin e tij. Ngjarja ka ndodhur dje në orët e mëngjesit në Prishtinë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.