Ilustirm

Për autostrada po i shpronësojnë tokat private, për ujëra të zeza - jo

Komuna e Prishtinës është një nga komunat që arsyetohet se nuk po mund të ndërtojë kolektorët për ujërat e zeza për shkak të problemeve pronësore.

Mirëpo, të njëjtat arsyetime i kanë edhe komunat e tjera kur deklarojnë se për projekte të ndryshme nuk po arrijnë t’i çojnë në fund për shkak se disa prona janë private.

Mirëpo, Diana Metushi – Krasniqi nga KDI thotë se shteti ka të drejtë të shpronësojë toka private nëse bëhet fjalë për të mirën publike.

Ajo përmend rastet kur institucionet nuk kanë problem për të shpronësuar hapësira private kur vjen puna te ndërtimi i autostradave.

“Ne e kemi një ligj hapësirat publike dhe sipas atij Ligjit, nëse e mira publike është më e mirë se e mira private, atëherë shteti e ka të drejtën me shpronësu pronën. Është e çuditshme qysh për autostrada e rrugë funksionin super mirë, mirëpo nuk funksion dhe shteti e neglizhon kur të vjen puna të ujërat e zeza e kanalizimet”, thotë Metushi Krasniqi.

 

KALLXO.com ka analizuar projektbuxhetit të vitit 2021 dhe ka gjetur se janë ndarë më pak se 10 milionë euro për ndërtimin e 12 impianteve të ujërave të zeza.

Kosova është njëri nga vendet e Ballkanit me më së paku burime të ujit të pijshëm.

Të ftuar në debat për të diskutuar për kontaminimin e lumenjve janë: Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, shef i departamentit të ujërave, Diana Metushi Krasniqi, nga KDI, Seniha Bajraktari, Zyrtare e lartë për mjedis në Komunën e Prishtinës dhe Fatimr Gërguri, Fatimr Gërguri, Kryeinspektori i Komisionit tw Pavarur për Miniera dhe Minerale.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.