Për 9 muaj, mbi 1 milion analiza të kryera në Klinikën e Biokimisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Biokimisë gjatë periudhës janar- shtator 2021, janë kryer 1 milion e 360 mijë e 97 analiza laboratorike për 295 mijë e 786 pacientë.

Sipas njoftimit të QKUK-së, për 9 muaj, Klinika e Biokimisë ka ofruar më shumë shërbime laboratorike, sesa që kishte ofruar gjatë tërë vitit të kaluar.

Po ashtu në njoftim është bërë i ditur edhe numri i analizave që janë kryer vitin e kaluar.

“Sipas të dhënave, gjatë vitit 2020 janë bërë 1 milion e 259 mijë e 883 analiza për 262 mijë e 750 pacientë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.