Foto: KALLXO.com

Për 6 muaj vdiqën 11 persona në vendin e punës, Inspektorati i Punës me aksion në sektorin e ndërtimit

Mungesa të sinjalizimit, hapësira të rrezikshme të pambuluara, prani e fëmijëve në objektet në ndërtim, kabllo elektrike të hapura në vendpunishte, skele të pasigurta dhe punëtorë jo të pajisur me mjete adekuate të punës, janë vetëm disa nga parregullsitë e konstatuara në aksionin e fundit të Inspektoratit të Punës.

Si rezultat i këtyre parregullsive, në tre objekte u ndërprenë punimet deri në vendosjen e masave të sigurisë në punë.

Njëmbëdhjetë persona që nga fillimi i këtij viti e kanë humbur jetën duke punuar në sektorin e ndërtimtarisë.

Numri i madh i vdekjeve në vendin e punës ka bërë që Inspektorati i Punës të hartojë një plan operativ dhe të nisë inspektimin në bizneset e ndërtimeve.

“Nga muaji janar e deri në korrik të këtij viti kanë qenë 11 vdekje si pasojë e aksidentit në punë andaj si rezultat i gjendjes jo të mirë që kemi konstatuar në sektorin e ndërtimit kemi vendosur të ndërmarrim një aksion në regjionin e Prishtinës të koduar “Siguria dhe Shëndeti në Punë” – ka thënë kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi për KALLXO.com.

Për të inspektuar sigurinë e punës në sektorin e ndërtimeve kanë dalë në terren tetë inspektorë të punës, të ndarë në katër ekipe.

Dhjetëra objekte janë inspektuar vetëm dje, më 5 shtator, dhe në secilën prej tyre ka pasur mungesë të sigurisë në punë.

Inspektorati i Punës/Inspektime/Ndërtimtari/Vendi i punës
Inspektime në vendpunishte, Foto: KALLXO.com
Inspektorati i Punës/Inspektime/Ndërtimtari/Vendi i punës
Inspektime në vendpunishte, Foto: KALLXO.com
Inspektorati i Punës/Inspektime/Ndërtimtari/Vendi i punës
Inspektimi në vendpunishte, Foto: KALLXO.com
Inspektorati i Punës/Lift/Vendpunishte/Ndërtimtari/Vendi i punës
Inspektimi në vendpunishte, Foto: KALLXO.com