Për 45 euro borxh sulmohet një person në Mitrovicë

Për 45 euro borxh, një person ka raportuar se pa dëshirën e tij nga katër persona të dyshuar ishte futur në një veturë dhe ishte sulmuar nga njëri prej të dyshuarve si pasojë e borxhit.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, pasditen e djeshme.

Sipas Policisë së Kosovës, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin  pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.