Foto: KALLXO.com

Për 24 orë vdesin edhe 8 persona nga COVID-19

Edhe tetë raste të vdekjes janë shënuar nga COVID-19 në Kosovë.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 177.

Ndërkaq, numri i rasteve të reja është 220 duke e dërguar shifrën në gjithsej 7137 të të prekurve.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 81raste,komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast.