COVID-19

Për 24 orë vdesin 5 persona nga COVID-19 në Kosovë

Edhe pesë pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit pas infektimit me COVID-19.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave ka arritur në 144.

Ndërkaq, nga 415 mostra të marra kanë rezultuar 168 raste pozitiv duke e çuar numrin në 6,045 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.