Për 24 orë, tri raste të kontrabandimit me emigrantë sirianë në Kosovë

Në tri lokacione në Kosovë, Policia ka raportuar tentativë të kontrabandimin me njerëz.

Sipas raportit 24 orësh, në pikën kufitare në Han të Elezit, në Vërmicë të Prizrenit dhe po ashtu në Han të Elezit, dy shtetas turk dhe një shtetas kosovar kanë tentuar të kontrabandojnë shtetas sirianë.

Në dy lokacione në Han të Elezit, shtetasit turk janë ndaluar pasi kishin tentuar që në mënyrë të kundërligjshme kishin tentuar të fusnin në Kosovë dhjetë sirianë.

Në të dyja rastet, shtetasit turk janë liruar pas arrestimit, ndërsa kanë filluar hetimet për rastet.

Në rastin e tretë, në Vërmicë, policia nuk ka bërë të ditur numrin e shtetasve sirianë të kontrabanduar. Në këtë ras, policia e Prizrenit ka arrestuar shtetasin Kosovar dhe e ka dërguar në mbajtje.