Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Për 24 orë në Kosovë u dhanë mbi 19 mijë doza të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 609 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas MSh-së prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343 mijë e 330 doza të vaksinës.

Deri më sot 102 mijë e 210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 15 qershori i këtij viti në Kosovë ka nisur vaksinimi masiv.