Tiketa e Policisë FOTO-RTV21

Për 24 orë mbi 600 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës ka vazhduar të shqiptojë gjoba ndaj personave dhe subjekteve afariste.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 628 tiketa /gjoba për personat të cilët nuk kanë respektuar masat kundër COVID-19.

Tutje në raportin e policisë thuhet se janë shqiptuar edhe 590 tiketa për mungesë të mbarëvajtjes në trafik.