Për 24 orë afër 9 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19

8 mijë e 777 qytetarë janë vaksinuar kundër SARS-CoV-2 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se nga 19 marsi i këtij viti e deri më sot, janë dhënën 1 milion e 388 mijë e 583 doza të vaksinave kundër coronavirusit.

Të vaksinuar komplet konsiderohen personat të cilët kanë marrë dy dozat e vaksinave anti-COVID dhe deri më tani janë 573 mijë e 312 qytetarë që kanë marrë nga dy doza.

Në anën tjetër në nivel vendi brenda 24 orëve dy persona me COVID-19 kanë vdekur përderisa 38 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar me SARS-CoV-2.

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 895 raste aktive me SARS-CoV-2.

Për më tepër se një vit në Kosovë coronavirusi ka prekur 160 mijë e 200 persona prej tyre 2 mijë e 962 kanë vdekur si dhe 155 mijë e 194 janë shëruar.

Dy të vdekur, e 38 të raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve