Për 24 orë 514 të vdekur nga coronavirusi në Spanjë

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Spanjë është rritur me 514 persona brenda një dite të vetme, derisa situata në vend po përkeqësohet shpejt, raporton BBC.

Shifrat zyrtare tregojnë se 2,696 njerëz kanë vdekur në vend dhe afro 40,000 janë infektuar.

Rreth 5,400 punonjës të kujdesit shëndetësor janë në mesin e rasteve të konfirmuara.

Spanja është vendi më i prekur në Evropë pas Italisë, i cili ka regjistruar më shumë se 6,000 vdekje deri më tani.

Ndërkaq në Kosovë, numri i të konfirmuarve coronavirus deri më tani ka shkruar në 61.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu