
Ilustrim
Për 24 orë 35 aksidente u shënuan në Kosovë
12 aksidente me persona të lënduar e 23 të tjerë me dëme materiale janë raportuar në 24 orët e fundit.
Kështu ka bërë të ditur policia me anë të një njoftimi duke treguar se në total kanë ndodhur gjithsej 35 aksidente.
Gjithashtu policia ka treguar se në trafik janë shqiptuar 1 mijë e 183 tiketa për personat që kanë rënë ndesh me rregullat e trafikut.
Po ashtu në tabelën e përditshme në të cilën jepen të dhëna nga policia për veprimet e ndërmarra në 24 orët e fundit thuhet se 16 persona janë arrestuar, prej tyre 10 janë dërguar në mbajtje, 2 në vuajtje të dënimit ndërsa katër janë liruar në procedurë të rregullt.
KALLXO.com ka raportuar për disa nga aksidentet e ndodhur në 24 orët e fundit.
Ai i fundit ishte, sot pas mesnate ku dy vetura ishin aksidentuar së bashku me një kamion në Fushë Kosovë.
(FOTO) Aksident i rëndë në Fushë Kosovë
Një tjetër aksident që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme është edhe ai në magjistralen Gjilan- Ferizaj ku ka mbetur i lënduar një person.