Për 20 vjet Podujeva ka pasur vetëm një çerdhe publike

Në emisionin “Kallxo Përnime”, ku po diskutohet rreth cilësisë së arsimit në vend, drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu, ka thënë se që 20 vjet kjo komunë ka pasur vetëm një çerdhe publike.

Fetahu ka shtuar se vitin e kaluar kjo Komunë ka përuruar një çerdhe.

“Kjo çerdhe është bërë me financim të Komunës ndërsa pikërisht në ditën e sotme, kompania që është zgjedhur për kryerjen e punëve, sot e ka bërë piketimin e një çerdheje të re që fillon së ndërtuari këtë vit. Por edhe në fshatin Batllavë, ku gërshetohen shumë fshatra, është e planifikuar të ndërtohet një çerdhe e re” – ka thënë Fetahu.

Drejtori Fetahu ka shtuar se 9 objekte i kanë identifikuar për adaptim në çerdhe. Objekte të cilat janë shkolla.

Edhe nga Ministria kanë treguar që 5 objekte në tërë vendin i kanë identifikuar si të përshtatshme për t’i adaptuar në çerdhe.