Ilustrim

Për 13.5% rritet konsumi i rrymës për tre muaj në Kosovë

Për tre muaj në Kosovë, u prodhuan mbi 2 milionë tonë thëngjill për rrymë ndërsa konsumi për rrymën u rrit mbi 13.5 për qind.

Në tremujorin e parë të sivjetëm, vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.02 milionë ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1,655.1 GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 85.6 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, ASK thotë se gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, Kosova ka importuar 918.3 GWh energji elektrike, derisa për të njëjtën periudhë ka eksportuar 422.6 GWh energji elektrike.

Sipas ASK-sw, konsumi i rrymës është rritë më shumë se 13 për qind

“Në TM1 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 510.6 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 13.52%”, thuhet në komunikatë.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e raporti “Bilancin i Energjisë në Kosovë” për TM1 2021. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Javën e kaluar, KALLXO.com shkroi se si, qytetarët e komunave veriore të Kosovës hezitojnë të paguajnë taksa. Në anën tjetër që nga pas lufta e këndej nuk paguajnë për rrymë dhe ujë, ndërsa këto shpenzime fillimisht iu faturoheshin qytetarëve të komunave tjera të Kosovës e më pas Qeverisë.

Shpenzimet vjetor për rrymë në katër komunat veriore, Mitrovice e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan llogariten të jenë rreth 12 milionë euro.

Qytetarët e veriut nuk paguajnë taksa, shteti ua paguan rrymën e ujin