Operacionet në QKUK, ilustrim Foto: ShSKUK

Për 10 muaj në Klinikën e Neurokirurgjisë të QKUK-së janë kryer 342 operacione

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se sipas raportit të punës për periudhën janar-tetor 2021, në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 342 operacione.

Në mesin e tyre, 97 raste ishin me tumor në tru, të cilat i kanë operuar me sukses mjekët neurokirurgë, bashkë me anesteziologë dhe stafin përcjellës.

Sipas njoftimit tutje, brenda kësaj kohe, në sallat e Neurokirurgjisë, gjithashtu, janë realizuar 146 operacione të Hernisë Diskale.

“Për këta 10 muaj, po ashtu, 99 pacientë, të cilët kishin gjakderdhje në tru, i janë nënshtruar operimit në Klinikën e Neurokirurgjisë”, ka njoftuar ShSKUK.