Flamuri i SHBA-së, Foto: Pixabay

Pentagoni thotë se nuk mund të konfirmojë se raketat ruse ranë në Poloni

Pentagoni amerikan tha sot se nuk mund të konfirmonte raportimet se dy raketa ruse kishin kaluar në Poloni dhe kishin vrarë dy persona, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, tha se janë duke e shqyrtuar këtë çështje.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet e shtypit që pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një vendndodhje brenda Polonisë afër kufirit me Ukrainën. Mund t’ju them se ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar ato raportime dhe po e shqyrtojmë këtë më tej”- tha zëdhënësi i Pentagonit.

Reagimi i Pentagonit vjen pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë në territorin polak, duke vrarë dy persona.

Zyrtari amerikan: Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë dy persona