Pentagoni testoi me sukses një raketë interkontinentale

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se sot kanë testuar me sukses një raketë balistike interkontinentale (ICBM) “Minuteman III”, e pajisur me tri predha.

Lansimi është bërë nga ushtarakët e vendosur në komandën e një baze ajrore, raporton Le Figaro, e cila përcjell lajmin e AFP-së.

Raketa është lansuar në ora 00:21 (në 9:21 sipas kohës europiane) nga baza ajrore e Vandenbergut, në Kaliforni, dhe ka kaluar rreth 6760 km mbi Paqësor para se të fundosej në det afër ishujve Marshall.

“’Minuteman III’ është 50-vjeçe dhe vazhdimi i testeve është esencial që ne të sigurohemi për besueshmërinë e saj deri në vitet 2030, kur pasardhësja e ‘Minuteman’, programi GBSD (Ground Base Strategic Deterrent) do të hyjë në funksion”, ka thënë koloneli Omar Colbert, shef i provave, sipas një komunikate të Ushtrisë amerikane.

“Minuteman III” është raketa e vetme tokë-ajër e arsenalit nuklear e Shteteve të Bashkuara që nga viti 2005.