Pensionistët - Foto: Rtv21

Pensonistët nuk kanë nevojë të lajmërohen në zyrat e pensioneve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica ka njoftuar se pensionistët nuk kanë nevojë të paraqiten në zyrat e pensioneve të lajmërohen deri në kalimin e situatës pandemike.

“Të gjithëve do t’iu realizohet pagesa e pensionëve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e kësaj situate dhe rekomandimeve tjera nga MSH/IKSHP dhe Qeveria.”, ka thënë Skender Recica, ministër i Punës dhe Mirëqenesies socilae

Tutje thuhet se të gjithë pensionistët të cilët fitojnë të drejtën për herë të parë në pension, nëse nuk kanë mundësi të paraqitjes fizike në zyrat e pensioneve, do t’iu njihet e drejta dhe beneficionet për pension nga data e pensionimit.