Pensionohet Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Mitrovicë, Ismet Ujkani ka arritur moshën e pensionimit, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Njoftimi lidhur me pensionimin e Ujkanit është bërë i ditur sot më 02 gusht 2024.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se ka arritur moshën e pensionimit kryeprokurori i kësaj prokurorie Ismet Ujkani”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Mitrovicës.
Kryeprokurori Ujkani nga 1 janari i vitit 2021 kishte ushtruar detyrën e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Prokuroria e Mitrovicës ka shprehur falënderime ndaj Ujkanit lidhur me angazhimin dhe profesionalizmin që kishte dhënë kontribut të çmuar në sistemin Prokurorial të Republikës së Kosovës.
“Z. Ujkani me angazhimin dhe profesionalizmin e tij ka dhënë kontribut të çmuar në sistemin Prokurorial të Republikës së Kosovës. Prokurorët dhe stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e falënderojnë z. Ismet Ujkani për punën dhe kontributin e dhënë”- thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria e Mitrovicës.
Sipas njoftimit, Ujkani më herët kishte ushtruar detyrën e prokurorit në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj prokurorie, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë dhe prokuror në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë.