Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pengon dhe ofendon policinë, arrestohet gjilanasi

Pak para mesnatës të 20 gushtit 2021 një person nga komuna e Gjilanit është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet se e ka penguar dhe ofenduar policinë përderisa këta të fundit ishin duke u marrë me djalin e tij si të dyshuar për kundërvajtje në komunikacion.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të policisë është liruar në procedurë të rregullt.