Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Pengoi dhe kanosi verbalisht zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Prizren
28.11.2024 - 09:59
Policia e Kosovë ka arrestuar një person më 27.11.2024, pasi i njëjti dyshohet se kishte penguar dhe kanosur verbalisht zyrtarët policorë.
Të dyshuarit, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fillimisht i ishte shqiptuar një gjobë për kundërvjajtje në trafik dhe në shenjë pakënqësie ndaj saj, kishte penguar dhe kanosur zyrtarët.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.