Stevo Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut - Foto: REL/LSDM

Pendarovski: Në rajon do të ndihet efekti i zgjidhjes eventuale midis Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se një zgjidhje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë efekt edhe në vendet e rajonit.

Ai tha se Maqedonia e Veriut do të kërkojë garancë ndërkombëtare, që nëse kjo zgjidhje përfshin ndryshimin e kufijve, të mos ketë efekt domino edhe në vendet e rajonit./REL