Foto: BBC/Reuters

Penda e liqenit rrezikon të shembet, evakuohen mijëra banorë në Britani

Mijëra banorë të qytetit Derbyshire, në Britani të Madhe, janë evakuuar përballë rrezikut të shembjes së pendës së liqenit.

Autoritetet kanë marrë masat për të mbrojtur qytetarët pasi pjesë të pendës u shembën sot si pasojë e stërmbushjes së liqenit.

Penda është e ndërtuar më 1838.

Siç njofton BBC, Policia ka kërkuar nga banorët që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të strehohen në një shkollë në një lokalitet afër.

Autoritetet u kërkuan mbi 6 mijë banorëve që të marrin me vete kafshët dhe ilaçe.

Kjo vërejtje po shihet si njoftim se situata është shumë serioze.

Zyrtarët nuk e përjashtojnë mundësinë e shembjes së digës, me ç’rast do të përmbyteshin shumë shtëpi përreth lumit nëpër të cilin kalon uji i liqenit.

Autoritetet po bëjnë përpjekje për zbrazjen e liqenit në mënyrë të kontrolluar.