Pelosi i kërkon Bidenit ta rimendojë kandidaturën presidenciale
Nancy Pelosi, politikane veterane demokrate dhe aleatja e kahershme e Jode Bidenit, ka hedhur benzinë në spekulimet për për garën e presidenti për rizgjedhje, duke i bërë thirrje “të marrë një vendim të shpejtë”.
“Është në dorën e presidentit të vendosë nëse do të vazhdojë garën. Ne të gjithë po e inkurajojmë që ta marrë atë vendim, sepse koha po kalon shpejt”, ka deklaruar Pelosi për MSNBC.
BBC-ja shkruan se kjo deklaratë vjen pasi Bideni u mundua t’u jepte fund dyshimeve nëse duhej të tërhiqej nga gara, duke iu thënë demokratëve në Kongres se nuk do të hapte rrugë dhe u kërkoi që t’i ndalnin spekulimet për këtë çështje.
Njëherësh, liderët e Organizatës së Traktatit Veriatlantik (NATO) janë mbledhur në Uashington në samitin për 75-vjetorin e NATO-s.
Agjenda pritet të dominohet nga lufta në Ukrainë dhe nga thirrjet për shtetet anëtare që të rrisin shpenzimet për mbrojtje.
Në samitin e sivjetmë përfshihet edhe Suedia, e cila ka hequr dorë nga neutraliteti i saj ushtarak, duke u anëtarësuar në NATO pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. I pranishëm është edhe kryeministri i ri britanik, Keir Starmer, i cili po merr pjesë në samitin e parë ndërkopmbëtar pas fitores së laburistëve në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar, raporton BBC.
Përgatiti: Rexhep Maloku/Kallxo.com