Ujësjellësi (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Pëlcet tubi, një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pëlcitur tubi i ujit me diametër fi 250 milimetër, në Bresje të Fushë Kosovës.

Si pasojë, pa ujë të pijshëm janë objektet e banimit duke filluar nga rrethi i Fushë Kosovës e deri në Bresje (rruga për Pejë).

“Ekipet teknike janë në teren me të gjitha kapacitetet e e nevojshme për punë dhe po merren me sanimin. Se sa do zgjatë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit”, thuhet në njoftimit e KRU “Prishtina”.

Ndërkohë, pas gjendjes së krijuar nga coronavirusi në Kosovë, qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë në karantinë.

Deri më tani numri i të prekurve me këtë virus ka shkuar në 16.