Pëlcet një gyp, mbesin pa ujë një pjesë e Prishtinës dhe e Fushë-Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se para disa orëve ka pëlcitur një tub i ujit në fshatin Hajvali.

Në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen për sanimin sa më të shpejtë të problemit.

Si pasojë e dëmtimit të gypit, pa ujë të pijshëm do mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi.

“Pa ujë do mbesin deri në sanimin e këtij defekti që ndodhi papritur. Se sa do të zgjasë sanimi , varet nga natyra e dëmtimit e për këtë do njoftoheni me kohë nga ekipet tona teknike”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.