Mungesa e ujit Ilustrimi: Pixabay

Pëlcet gypi në sheshin e Vushtrrisë, mbesin pa ujë konsumatorët e zonës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar për ndërprerje me furnizimi të ujit të pijshëm në qytetin e Vushtrrisë.

Kjo pasi sipas tyre, ka pëlcitur një gyp i ujësjellësit në shesh.

“Për shkak të pëlcitjes së gypit në sheshin Adem Jashari dhe rrjedhjes së madhe të ujit, ndërprehet furnizimi me ujë për të gjithë ata konsumatorë dhe biznese të cilët janë të kyçur në këtë gyp deri në sanimin e rrjedhje”- thuhet në njoftimin e tyre.

Deri në rregullimin e këtij gypit, KRU “Mitrovica” ka kërkuar mirëkuptimin nga qytetarët.