Foto: KRU "Prishtina"

Pëlcet gypi, lagjja “Dardania” mbetet pa furnizim me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Prishtina” ka njoftuar se ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen ” Dardania” në kryeqytet.

Si rezultat, kjo lagje ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

KRU “Prishtina” njofton se ekipet teknike janë në vendngjarje dhe punimet do të zgjasin varësisht nga natyra e defektit.